Besnik Kaltanji, ish-drejtori i arkivit në RTSH nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta pasditen e djeshme pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19, shkruan newsbomb.al.
Advertisements
Kaltinji ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 71 vjeçare, duke lënë pas shumë shumë dhimbje, te familjarët dhe kolegët e tij, të cilët janë në zi për ikjen e Besnik Kaltanjit. Ai ka mbajtur më parë dhe rolin e Drejtorit të Departamentit social ekonomik, në Radio Televizonin Shqiptar.
Newsbomb.al i bashkohet dhimbjes së kolegëve dhe familjarëve për ikjen e Besnik Kaltinjit.
Advertisements
Disa nga mesazhet e kolegëve që punuan me Besnik Kaltinjin:
– “Lamtumire .I miri I talentuari dhe gojemjalti Besnik Kaltanji. E pabesueshme qe po I them keto fjale te parakohshme per ty. Ngushellime familjes. Lida behu e forte.”
– “Na u largua nje koleg, shoku e miku jone i mire Besnik Kaltanji, nje profesionist i talentuar, figure e shquar e RTSh-s, nje koleg qe perçonte gjithmone fisnikeri, miresi e dashuri. R.I.P. Besnik Kaltanji.”
– “Buzëqeshja e tij nga sot do të na mungoi, ashtu si shoqëria, humori dhe bisedat e ngrohta. Besnik Kaltanji nuk jeton më, sepse Covid-19 i mallkuar e ndau nga familja e tij, nga miqtë, por dhe familja e madhe e RTSH në moshën 71 vjeç. Lamtumirë miku im dhe i shumë brezave të tjerë në tvsh. U prehsh në paqe, ngushëllime bashkshortes, fëmijëve dhe të afërmëve të tu! Dhimbje dhe dëshpërim të madh na ke lënë pas, ashtu si mjaft punë dhe vepra të kahershme e deri sa dole në pension, tek arkivi i rtsh.”
– “Sa trishtim…përsëri lot! Iku dhe Besniku i mirë! Lamtumirë mik, shok, koleg i Televizionit Shqiptar! Kështu të qeshur do të mbajmë mend gjithmonë!”
– “Ëoë e pabesueshme si ike keshtu pa buje, ashtu siç ishe dhe vete ti, i mire, i urte, fisnik e i pabujshem Besnik Kaltanji! Pushofsh ne paqe koleg e shok i dashur!”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!