Elseid Hysaj luan sezonin e fundit me skuadrën e Napolit, teksa pas përçudnimit të kampionatit ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën diku tjetër, pasi i përfundon kontrata dhe do të jetë një lojtar i lirë.
Advertisements
Mbrojtësi shkodran shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur. Megjithatë në Turqi raportojnë se në gjurmët e Hysajt është vënë edhe Fenerbahçe.
Drejtuesit e këtyre të fundit kanë piketuar Hysajn si lojtarin ideal për krahun e djathtë të mbrojtës për sezonin tjetër dhe do të provojnë të arrijnë një marrëveshje për ta marrë në skuadër.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!