Hygerta Sako një mami beqare: Mision i vështirë të gjesh burrë në Shqipëri

Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më tërheqëse. Moderatorja së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj si një mami beqare dhe planet që ajo ka për të ardhmen.

Advertisements

“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe. Ata u treguan të mirë dhe e nisja pas orës 8 emisionin. 4 vite kanë qenë një luftë e vërtetë por kur ke shumë dëshirë për t’ja dalë nuk ka gjë të pamundur”- tha ajo në një për emisionin “Live From Tirana”

Edhe pse angazhimet e Sakos janë të shumta ajo mundohet të gjejë kohë për vajzën e saj dhe se një ndihmë të madhe i ka patur prindërit e saj.

Advertisements

“Çdo moshë e fëmijës ka problematikat e veta. Kur është e vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë me të, të krijosh fëmijë mendërisht të shëndetshëm. Vitet e para të shkollës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë. Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga kjo anë”

E pyetur për partnerin ideal Hygerta tregon se kur një femër është e realizuar me kalimin e viteve bëhet më e vështirë pasi rriten standartet dhe kërkesat.

“Në fakt rriten standartet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standartet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishmë dhe duhet luftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjëjnë një partner të moshës së tyre. Më duket mision shumë i vështirë”- shton ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Janë rrezik për qytetarët”/ Gjykata merr vendimin për qentë endacakë, Apeli i jep të drejtë AMK-së
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Kamëz, makina merr përpara 3 fëmijë