Horoskopi për sot, 24 prill 2021

Dashi
Kjo e shtune do të jetë mjaft e mirë, ku do të përjetoni emocione të forta. Kjo periudhë është mjaft stimuluese, ndaj mos i lini gjërat në mes. Në dashuri mos guxoni, pa qenë të sigurtë 100%, pasi rrezikoni të lëndoni veten.

Advertisements

Demi
Do të jeni modestë nesër. Mund të sakrifikoni kohë, para ose edhe ushqim për të kënaqur të tjerët. Njerëzit do t’ua vlerësojnë këto gjeste. Kaloni kohë në shtëpi dhe hani ushqime të pastra.

Binjakët
Idetë tuaja janë padyshim ato më të mirat që ofrohen neser, por si është e mundur që askush nuk po ju dëgjon? Nuk është momenti për t’u përfshirë nga zemërimi, sepse kështu njerëzit nuk do t’ju marrin seriozisht. Në situatat e grupit, ndonjëherë përgjigja më e mirë nuk është përgjigja e duhur, është përgjigja për të cilën bien të gjithë dakord.

Advertisements

Gaforrja
Idetë e reja rreth jush janë emocionuese, por ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të ndiheni në siklet. Ekziston mundësia që frika juaj të jetë e pajustifikueshme. Do të shihni se një fillim i ri është i mundur nesër – ndoshta në një marrëdhënie dashurie.

Luani
Parashikohet që të keni luhatje humori! Në vendin e punës nuk duhet të hidhni hapa të gabuar, sidomos me bashkëpunëtorët dhe ortakët, pasi humbja është e sigurtë. Raportet në familje do të jenë paksa të tensionuara, por raporti në çift do të jetë më pozitiv.

Virgjeresha
Është e nevojshme që ju të bëni një pastrim nga pikëpamja e dashurisë dhe punës. Përfitoni nga dita e nesërme dhe ata që do të vijnë për të kuptuar se cilat do të jenë hapat e ardhshëm.

Peshorja
Të lindurit e kësaj shenje do të kenë Hënën, Mërkurin dhe Venusin nën ndikimin e tyre të favorshëm. Parashikohet një përmirësim i situatës në çdo drejtim. Nëse disa histori nuk ecin siç duhet, mund t’iu jepni fund. Bëni mirë të kuptoni se kush është me ju dhe kush kundër jush.

Akrepi
Ju do të luftoni për përmirësimin e jetës tuaj private, praktike, emocionale, familjare. Sidoqoftë, ju do të mendoni për projekte dhe para. Nevoja për të kuptuar vullnetin e thellë, për të zbuluar një dimension më pak material do të hapë rrugën tuaj. Jeta në çift pritet të jetë më pak tërheqëse se dikur. Në mbrëmje disa momente pranë familjes do t’ju qetësojnë.

Shigjetari
Askush nuk mund t’ju japë falas ndonjë dozë besimi. Duhet që ta fitoni vetë atë. Ecni përpara me kurajë edhe nëse ndjeni se nuk e keni mbështetjen e personave që keni pranë. Në dashuri, gjërat do te jenë të qëndrueshme.

Bricjapi
Është e rëndësishme t’i jepni vëmendjen e duhur partnerit/partneres suaj dhe t’i shprehni dashurinë pa hezituar. Do të keni fat nëse përfshiheni në një projekt të rëndësishëm. Ka gjasa që një miku/mikja juaj të kërkojë ndihmën tuaj për një çështje të caktuar.

Ujori
Parashikohet një e shtune mjaft e komplikuar, por kjo nuk do të thotë që do të jetë negative. Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të problemeve me të cilat jeni përballur kohëve të fundit. Por do të ndjeni dëshirën për ndryshim dhe për të përjetuar diçka të re.

Peshqit
Pak përçarje në marrëdhëniet emocionale, mbase për shkak të një klime të përgjithshme të shqetësimit. Moderoni krenarinë tuaj dhe nuk do të ketë lëndime në fushën e betejës. Politika ekonomike po fillon të japë fryte, mbajeni rrugën që keni marrë. Një takim i papritur ju mbush me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, në shesh zbarkon dhe Sali Berisha!
Artikulli tjetër‘Kërcet’ àrmà në Tiranë, 3 persona qëllòjn në ajër dhe rràhin bàrbarisht një person