Hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, dalin para gjykatës politikanët shqiptarë

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë Albuena Haxhiu, ish-deputetja Donika Kada-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj kanë dalë sot para Gjykatës për veprën penale “Hedhja e lëndëve lotsjellëse me dashje në institucione’. Këta katër akuzohen se kanë futur bombola gazi në Kuvendin e Kosovës, në shkurt të vitit 2016. Ata vetë janë deklaruar të pa fajshëm. Ndërkohë që kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku pas seancës tha se shqyrtimi gjyqësor do të mbahet më 18 maj në orën 13:15.

Advertisements

Albulena Haxhiu para trupit gjykues tha se qëllimi i tyre nuk ka qenë kriminal por për të mbrojtur Kosovën nga cenimi i territorit. Ajo gjithashru ka thënë se është krenare për veprimet e tyre dhe se nuk ndihen fajtor për të.

“E kundërshtoj aktin si të tillë në vitin 2015-16 jemi përballuar me dy çështje shumë të ndjeshme ka qenë detyrë e jona si deputet të ndërmarrim veprime protestues në mënyrë që zëri dhe argumentet tona politike që nuk dëgjoheshin të marrshin parasysh. Qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal sepse në një proces gjyqësor është i rëndësishëm edhe qëllimi ka qenë të mbrojmë Kosovën nga cenimi i territorit sikur ne mos t’i bënim ato veprime , atëherë do t’i i vuanim pasojat e tyre. Ne jemi krenar për ato veprime dhe nuk ndjehemi fajtor”, tha Haxhiu.

Advertisements

Donika Kadaj-Bujupi gjithashtu nuk i mohoi veprimet që bëri, por as nuk tha se ndihet fajtore për të.

“Veprimet e mija kanë qenë publike për bindjen dhe qëllime politike ky ka qenë motivi nuk e kam mohuar si të tillë kanë qenë veprime të përsëritura në fakt në sallën e Kuvendit, në kuadër të mandatit të deputetes se Kuvendit të Kosovë, për të gjitha veprimet e mija që nuk i mohoj nuk ndjehem fajtore”, deklaroi Kadaj-Bujupi.

Edhe Besa Baftiu tha se veprimet e saj ishin politike, si dhe ajo nuk e ndjen veten fajtore për ato veprime.

“Kanë qenë veprimet politike e ndjej vetën të pafajshme. Ka qenë veprim politik i domosdoshëm puna e deputetit është me mbrojtur territorin e Kosovës”, tha Baftiu.

Në shkurt të vitit 2016 Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi e Pal Lekaj futën dhe hapën në Kuvendin e Kosovës bombola gazi lotsjellës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA do të jetë Fatos Nano Presidenti i ardhshëm i vendit tonë? Bamir Topi nxjerr prapaskenat politike
Artikulli tjetërPipero jep lajmin e shumëpritur: Ja çfare presim të ndodhë deri në fund të qershorit