Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përkrahur Republikën Çeke në kërkesën për vaksinim të detyrueshëm të fëmijëve të nivelit parashkollor.
Advertisements
Ky rast është shqyrtuar pas kërkesës së familjeve, të cilat janë gjobitur, meqë fëmijët e tyre nuk janë pranuar nëpër shkolla sepse nuk kanë qenë të vaksinuar.
Gjykata ka vendosur se ndonëse politika çeke ndërhyn në të drejtën për jetë private, ekziston nevoja e mbrojtjes së shëndetit publik.
Advertisements
Të gjitha rastet e trajtuara janë të periudhës para pandemisë së covid
Megjithatë, çështja e vaksinimeve rutinore të fëmijëve ka fituar shumë vëmendje për shkak të COVID-19, sëmundjes që shkakton virusi
Sipas rregullit çek, prindërit janë të obliguar të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër një numri sëmundjesh, përveç nëse nuk është e mundur për shkak të arsyeve shëndetësore.
Megjithatë, vaksinat nuk mund të jepen me forcë dhe fëmijët e pavaksinuar nuk mund të përjashtohen në këtë bazë, kur të arrijnë moshën për klasë të parë.
Republika Çeke nuk është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që zbaton masën e vaksinimeve të detyrueshme të fëmijëve.
Vitin e kaluar, Gjermania ka nisur të respektojë një ligj që u kërkon të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit ose në të kundërtën përballen me gjobë deri në 2,500 euro.
Franca dhe Italia po ashtu kanë ndryshuar rregullat për vaksinim, pas shpërthimeve të fruthit në vitet e fundit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!