‘Fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë COVID 19’, Skënder Brataj jep alarmin

E diela e zgjedhjeve shton rrezikun për përhapjen e koronavirusit në vend. Ekspertët i bëjnë thirrje popullatës, forcave politike dhe komisionerëve të angazhuar në votime të mos neglizhojnë masat anti-Covid.

Advertisements

Dita e votimeve nuk do të kërkojë një vendim të posaçëm të Komitetit të Ekspertëve për shtyrjen e orës policore. Skënder Brataj thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë përgjegjësinë për të zhvilluar këtë proces me protokollet e miratuara anti-Covid.

Pasi nuk u krijua një mekanizëm që të ndalojë votimin e të sëmurëve aktivë me koronavirus, ashtu si KQZ dhe ekspertët e kanë lënë në ndërgjegjen e qytetareve të infektuar.

Advertisements

Për Bratajn, fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë të koronavirusit në vend, por jo më agresive se ajo që kaluam.

“Duke marrë parasysh se janë rreth 2 mijë kandidatë nga partitë politike. Duke marrë parasysh dhe sa shoqërues kanë, kuptohet që mundësia e përhapjes është rritur, është shtuar në këtë moment.

Duke i shtuar edhe pakujdesitë e mos mbajtjes së maskës, apo mos respektimit të distancës, mendoj se do ketë një rritje në maj, por asnjëherë si ato valë që kaluam”, tha Brataj.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë prekur nga koronavirusi mbi 130 mijë persona. Me fillimin e fushatës së imunizimit është vaksinuar 13% e popullsisë, ndërsa aktualisht janë 24 mijë të sëmurë aktive, 18 mijë vetëm në Tiranë, tha ai në a2cnn.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në Divjakë, rrihet aktivistja e PD-së, vëllai i kryetarit të bashkisë i thyen dorën(Emri)
Artikulli tjetërAtdheu vë në siklet Melisën, komenti që i bën për Andin