Fletë-Gjoba që po shpërndahet në rrugët e Tiranës/ “Mos harroni të kurseni! Falë Edi Ramës, do t’i paguajmë 110 milionë euro Becchetti-t” (FOTO)

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin ndaj Francesco Becchetti-t, të cilit duhet t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim.

Advertisements

Duket se ky vendim ka ngjallur një reagim të qytetarëve, të cilët kanë shpërndarë “Fletë-Gjoba” në rrugët e Tiranës, duke akuzuar kryeministrin Rama.

“Këtë muaj mos harroni të kurseni! Falë Edi Ramës, do t’i paguajmë 110 milionë euro Francesco Becchetti-t”, thuhet në mesazhin e fletushkës, të cilës i është vendosur simbolikisht edhe stema e Kryeministrisë.

Advertisements

“Flet-Gjobat” janë vendosur mbi xhamat e automjeteve e parkuara në rrugët e kryeqytetit.

Sjellim në vëmendje që sipërmarrësi italian kërkoi dëmshpërblim për mbylljen e televizionit “Agon Channel” në vitin 2015.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPandemia falimenton edhe milionerin e muzikës, Sinan Hoxha: E vërtetë, kam mbetur pa para!
Artikulli tjetërNusja përlotet kur përmend vjehrrin e ndjerë: E kam dashur shumë, po të ishte gjallë do…