Dita e hënë (sot) do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vr anësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në orët e vona të mbrëmjes.
Advertisements
Dita e martë do të nisë me vr anësira të cilat gradualisht do ja lënë vendin kthjellimeve, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën veriore të vendit, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Dita e mërkurë mot me alternime kthjellimesh dhe vr anësira të cila në orët e mesdittës përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Advertisements
Ditën e enjte do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Dita e premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara në veri të vendit ku do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e mesditës.
Era do të jetë kryesisht kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të merkurë do të fitojë intensitet hera-herës deri në 15-20m/s.
Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme ditën e enjte dhe të premte në vlerat e mesditës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!