Eva Murati nuk e ka dhënë akoma puthjen e parë, ajo ka një kusht…

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up” ishte moderatorja e njohur, Eva Murati, e cila foli më gjatë për ftesën në Mediaset, moderimin e aktrimin.

Advertisements

Kur u pyet për aktrimin, Eva tregoi se po punon me një projekt, por nuk dëshiron të zbulojë më shumë. Ndërkohë Isli e ngacmoi paksa nëse në film do të ketë skena intime dhe Eva tregoi se kjo gjë e ka penalizuar sepse asnjëherë nuk ka pranuar.

“Fakti që s’kam pranuar më ka penalizuar shumë. Unë në ekranin si aktore nuk e kam dhënë akoma puthjen e parë. Do mendohem mirë”, u shpreh Eva dhe tregoi se kusht për këtë është skenari i mirë.

Advertisements

“Mbi të gjitha duhet të jetë skenari i mirë, të jetë e motivuar puthja, të vijë natyrshëm. Zakonisht skena të tilla bastardohen vetëm për të rritur audiencën, shikimet, që të përflitet. Unë disa herë kam refuzuar”, tha Eva.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEva Murati: S’e kam dhënë akoma puthjen e parë, ja kushti i vetëm që kam
Artikulli tjetërQeveria shqiptare ndryshon mendje pas 5 vitesh, kuqezinjëve u hiqet pasaporta diplomatike