Enca duket se po i kalon më së miri pushimet në Dubai, fotografohet krah sheikut arab

Enca Haxhia është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Advertisements

Për këtë ajo ka zgjedhur Dubain e Emirateve të Bashkuara Arabe si destinacion për të kaluar pak kohë jo-produktive, larg aktiviteteve të përditshme.

Teksa përgjatë gjithë këtyre ditëve, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj në rrjetet sociale për momentet e këndshme që po kalon atje – Enca njëlloj veproi edhe të enjten.

Advertisements

Haxhia publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, nga vizita në një prej kopshteve më të famshme zoologjike të Dubait, “Fame Park”, i cili është në pronësi të sheikut Saif Ahmad Belhasa.

Enca në fotografitë e publikuara në llogarinë e saj zyrtare, ka pozuar pranë deveve, arinjve e gjarpërinjve të zbutur të kopshtit, teksa në dy imazhet e fundit është shfaqur edhe gjatë takimit me CEO-n e kopshtit zoologjik, të cilin e ka falënderuar publikisht.

“Unë i dua kafshët! Kisha këtë përvojë të mrekullueshme, faleminderit që na kishe Saif Ahmad Belhasa, cila kafshë është e preferuara juaj?”, ka shkruar këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e fotografive.

Ditë më parë, Enca publikoi fotografi edhe nga shkretëtira e Safarit, si dhe disa destinacione tjera luksoze të Dubait.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak10 shenjat kryesore që tregojnë se vuani nga tiroidet
Artikulli tjetër“Më mori mua më telefon dhe më kërkoi takim”/ 15-vjeçari rrëfen arsyen e she rrit me th ika në kryeqytet