Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll urojnë Ramën për fitoren e mandatit të tretë

Presidenti francez, Emmanuel Macron i është bashkuar liderëve ndërkombëtar që kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë, në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu kryeministria njofton se Rama ka marrë një urim edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Advertisements

Më herët gjatë ditës së sotme Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, e cila do drejtojë OSBE-në për 1 vit ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë.

Kryeministri Edi Rama po ashtu zhvilloi dje, një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyp Erdogan dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Advertisements

Po ashtu, Kryeministri Rama ka marrë urime për fitoren edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe lideri i opozitës italiane, Matteo Salvini. Gjithashtu Kryeministri ka marrë urime për fitoren edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili e dha në gjuhën shqipe urimin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAristela bëhet xheloze për Sindin: Pse ishte me Princin?
Artikulli tjetërShqiptari shkel shpejtësinë me 240 km/h, tenton të marrë para policin