Edi Rama: Unë i kam prekur majat, e dua pushtetin vetëm për Shqipërinë

Edi Rama është tashmë në një takim me të rinjtë në Laprakë. Nga ky takim ai ka folur për emigracionin e tij dhe është shprehur se pushtetin e do vetëm për Shqipërinë. Në këtë fjali ka futur edhe Erion Veliajn, i cili e prezantoi në këtë takim. Gjithashtu Rama theksoi se në aspektin personal i ka prekur të gjitha majat.

Advertisements

Ai është shprehur:

Nuk jam këtu për veten time. Në aspektin personal i kam realizuar të gjitha, i kam prekur të gjitha majat. I kam patur të gjitha nderet që merr kur të voton populli. Ka një dallim të madh, ne, unë, Erioni, e duam pushtetin për Shqipërinë, ata e duan Shqipërinë për pushtetin. Për ta Shqipëria është vendi i të gjitha të zezave kur ata nuk e kanë pushtetin, dhe kur janë në pushtet, për ta Shqipëria është plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Dikush që përsërit të njëjtën gjë dhe pret pre rezultate të ndryshme është budalla. Jemi këtu për ekonominë, mirëqenien, turizmin, shëndetësinë. Do bëjmë atë që po bëjmë sot duke fituar mbi pandeminë dhe tërmetin.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbesa në kërkim të hallës që prej 6-7 vitesh nuk ka kontakt me asnjë: E kisha si motër, më ka bërë bllok
Artikulli tjetërNdryshon ora policore, nga nesër mund të lëvizni deri në 10 të mbrëmjes