E veshur kuq e zi, Dua Lipa tërheq vemendjen rrugëve të Londrës (foto)

foto ilustruese

Advertisements

Dua Lipa ka shkëlqyer me kombinimin e veshjes së saj, ndërsa u pa të largohej nga zyrat e Radio 1 në Londër e veshur me një palë çizme lëkure me takë të lartë.

Ajo e kombinoi veshjen me një xhaketë të përmasave të mëdha, dhe mbrojti fytyrën e saj pas një maske dhe syze dielli të zeza.

Advertisements

Sipas Daily Mail, interpretuesja e hitit “New Rules” zbuloi se xhaketa e saj e modës ishte me dy anë duke e modeluar lirshëm pjesën mbi shpatullën e saj të majtë për të treguar modelin e saj kuqezi.

Këngëtarja për aksesorë zgjodhi unaza lulesh dhe një çantë elegante në krahun e saj.

Artistja me prejardhje shqiptare është e nominuar për tri kategori në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve në Britani: “Artistja më e mirë femër”, “Albumi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë solo”.

Dua gjithashtu do të ngjitet në skenë në ngjarjen muzikore të shumëpritur e cila do të transmetohet më 11 maj nga “The O2 Arena”, në Londër


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sara i është ulur në prehër Giljanit”, Çimi acarohet keq me vajzën
Artikulli tjetërU arratis nga Shqipëria duke sfiduar policinë, shpallet në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morina