E trishtë/ Ndahet nga jeta zëvendës ministri dhe ish-deputeti i Kuvendit

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. Lajmin për vde kjen e tij e ka dhënë nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në ‘Facebook’.

Advertisements

Baruti ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës. Baruti ka qenë duke punuar si profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Postimi i plotë:
Familjarë, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.

Advertisements

Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.
Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë! Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!
Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!
Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se. Ndërsa, të pame nuk do të ketë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCila vaksinë kundër Covid-19 është më e mira? Flasin ekspertët
Artikulli tjetërMoti merr kthesën e madhe ditën e martë, meteorologja Lajda Porja zbulon si parashikohet të jetë koha gjatë kësaj jave