“E shtuna është ditë pune, deputetet kanë nevojë për ju”, publikohen përgjimet e Artan Lames (video)

Kreu i Kadastrës Artan Lame nuk e ka për herë të parë skandalin me audio-regjistrimin që publikoi ditën e sotme gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Advertisements

Në vitin 2018, në një video të siguruar nga Fax Neës, Kreu i ALUIZNI-t në atë kohë, Artan Lamë dëgjohej teksa i kërkonte punonjësve të dilnin në punë edhe për të shtunë, duke qenë se deputetët dhe ministrat kishin nevojë për ta.

Ai madje i kërcënonte ata, duke i thënë që historia e ditës së shtunë të mos përsëritet më dhe t’i ofrojnë mbështetje deputetëve dhe ministrave deri në zgjedhje.

Advertisements

Çfarë thoshte audio-përgjimi në 2018:

Në një audio-përgjim të publikuar në ‘Fax Neës’, Kreu i ALUIZN-it Artan Lame dëgjohet t’u thotë vartësve të tij se deputetët dhe ministrat kërkojnë ndihmën e tyre për zgjedhjet dhe ata duhet të shkojnë në punë dhe ditën e shtunë, pasi përndryshe do të largohen nga puna.

Në këtë audio-përgjim, i realizuar para zgjedhjeve të qershorit Lame u bën presion vartësve të tij duke u kujtuar se nuk ka sindikata në Shqipëri për t’i mbrojtur dhe i ‘këshillon’ punonjësit që të mbajnë vendin e punës, për të mos u detyruar ti heqë pas 1 muaji.

“Deputetë e ministra kërkojnë mbështetje, deri në zgjedhje. Historitë e ditës së shtunë të mos përsëriten, e shtuna është ditë pune si ditë e tjera, të gjithë të jenë në punë. Kush e mendon fare thjeshtë le ta thojë dhe natyrisht le të ikë pastaj, nuk iu mbron asgjë nga kjo. Në Shqipëri nuk ka sindikata që t’ju mbrojnë”, thotë Lame ndër të tjera.

Nga ana tjetër ai u kërkon vartësve të tij që të bëjnë punën pasi askush nuk i shpëton, as deputetë apo ministra.

“Këto njerëz duhet të kuptojnë që duhet të lëvizin vetë. Njerëzit e terrenit kanë ardhur thjeshtë falë aftësive profesionale. Por ka të tjerë që e kanë pasur rrugën më të lehtë se ka të tjerë që i kanë propozuar. Nuk ka deputet e mik që i shpëton nga puna. U kam thënë ministrave të tjerë që ‘x’ do të iki me sill një tjetër. Kam fol më miken time dhe miken tënde (flet me një punonjëse me emrin Anila) prej të cilës je këtu nuk është në lartësinë që duhet nuk do të doja që pas një muaj të më fusë në konflikt me të. Shpresojmë që historia jonë të ndryshojë”, shprehet Lame i cili më pas fillon dhe përmend me emra vartësit e tij dhe ju komunikon se duhet të bëjnë punën pasi është e vetmja mënyra që të rrinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19 në Shqipëri/ MSH: 148 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetër“Na mohohet të drejtën e votës”/ Qytetarët kundër vendimit për karantinë me Greqinë e Maqedoninë e Veriut