E reja në Tirana: Më g oditi në kokë derisa më…

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një çift normal. Ai i kërkoi që gruaja të dilte të kërkonte lekë boxh tek komshinjtë, pasi i kishte xhepat boxh dhe i duheshin paratë me vete.

Advertisements

Pas konfliktit dhe këmbënguljes, 23-vjeçarja e sapomartuar, i ka kërkuar të shoqit të dilte të punonte, por është gjendur nën go.ditje të forta derisa i ka rënë të fi.kët. Kur e reja është përmendur, ka parë që partneri kishte dalë nga banesa për t’u larguar në drejtim të paditur.

Policia e Kamzës thotë se për dhu.nën në familje shpalli në kërkim burrin dh.unues, që është një 30-vjeçar, me inicialet D.D. Referuar kall.ëzimit të gruas së gj.akosur, ai dyshohet se ma.sakroi bashkëshorten me gr.ushta derisa ajo nga dhi.mbja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Burime policore treguan se e reja është gjendur nën su.lmin e partnerit në prani të vjehërrit dhe vjehërrës, që më pas janë munduar ta ndihmojnë të renë dhe, të frikësuar prej tij, i janë lutur që të mos merrej me të.

Advertisements

Por duket se 23-vjeçarja gjendet nën dhunë sistematike nga partneri prej kohësh. Si ajo, edhe prindërit e bashkëshortit. Ajo thotë në kallëzim se i shoqi me siguri është një person i përkëdhelur që kërkon t’i plotësohen të gjitha kërkesat.

“Dh.una u bë sistematike, është bërë e padurueshme. Në darkë rreth orës 20.30 pa asnjë motiv, më gjuajti.

Me gru.shta në fytyrë, më tërhoqi për flokësh gjersa u rrëzova. Në mëngjes, më kërkoi të dilja te komshinjtë dhe të kërkoja lekë borxh për të, mbasi ai nuk kishte lekë në xhep. Kur unë e kundërshtova sepse nuk mund ta bëja diçka të tillë, më gju.ajti në kokë. Ndjej dh.imbje në buzën e poshtme dhe në kokë nga pas”, ka deponuar e reja. Policia konfirmonse e kërkoi të riun në disa lokale që D.D. i frekuenton zakonisht, por pasi nuk e gjeti askund, e shpalli në kërkim policor.

Denoncuesja shprehet para agjentëve të policisë se pas këtij sul.mi, i shoqi doli i nevr.ikosur nga banesa: “Nuk e di se ku ka shkuar. Ai doli duke fy.er dhe ofenduar dhe telefonin nuk e mori, kurse unë humba ndjenjat”, përgjigjet e reja, e cila për shkak të martesës me shkuesi është kujdesur që ta mbajë sekret dhunën sistematike dhe po ashtu të mbajë larg kësaj situate prindërit e saj./Gazeta SI/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVarianti afrikan i coronavirusit mund të shmang mbrojtjen e vaksinës Pfizer
Artikulli tjetërE akuzojnë se imiton Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun, ja si përgjigjet Olsi Bylyku