Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke komentuar ngjarjen e rëndë të Elbasanit, u shpreh se duke parë situatën e këtyre muajve në këtë qytet ngjarja nuk ishte e papritur.
Advertisements
Sipas saj, të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të Partisë Socialiste për të krijuar infrastrukturën për të blerë vota dhe shpërndarë para. Kryemadhi gjithashtu shprehu ngushëllimet për familjen e Pjerin Xhuvanit.
Pyetje: Si e komentoni ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI Elbasan, dhe u plagosën katër persona të tjerë?
Advertisements
Kryemadhi: Nuk është ndonjë gjë e papritur, duke pasur parasysh mënyrën se si është ndërtuar e gjithë fushata elektorale në të gjithë Qarkun e Elbasanit nga Partia Socialiste, e sidomos nga kreu i saj Taulant Balla. Për të vazhduar më pas me Prokurorinë e Rrethit të Elbasanit, atë që e kam thënë gjithmonë, ku ka një konflikt interesi midis kryeprokurorit të Elbasanit dhe vëllait të tij që është kandidat për deputet në listën e PS. Normal që do të shpërthente një konflikt i tillë, sepse kur të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të Partisë Socialiste, nuk po merrem me çështjen e shpërndarjes së parave, sepse kjo çështje tashmë është bërë jo vetëm modë, por edhe mënyrë jetese që çdo njeri që shkon dhe flet për politikë, jo vetëm në Elbasan, por kudo. Mjafton të dalësh në rrethinat e Tiranës, mjafton të shkosh në Kavajë, në Rrogozhinë, në Durrës e kudo. Pra njerëz të cilët presin paratë e rindërtimit në këmbim të votës, presin para në duart e tyre në këmbim të votës, por kjo është një histori që do të fillojmë të merremi me njëri–tjetrin dhe nuk do të merremi me thelbin e problemit që është. Unë gjej momentin që t’i shpreh ngushëllimet Mondës, bashkëshortes së Pjerin Xhuvanit dhe Evit, vajzës së tij, të cilat kanë humbur bashkëshortin dhe babanë e tyre. Për hir të së vërtetës unë e njoh Pjerinin, apo Pipin sikurse i thoshin shkurt, që shumë vite më parë. Nuk e mendoja kurrë që do të shkonte deri në këtë përballje, që për hir të së vërtetës ka kaluar limitet qoftë njerëzore por edhe të logjikës politike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!