E moshuara në Berat vdes 10 orë pasi bëri vaksinën kineze

Donika Babunja, 74 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, 10 orë pasi kishte bërë vaksinën kineze “Sinovaks”.

Advertisements

Në orën 11:00 të paradites, ajo së bashku me bashkëshortin Kujtimin shkuan të merrnin dozën e parë në pallatin e kulturës së Beratit. Në orën 16:00, Donika shfaqi shqetësime shëndetësore.

Bashkëshorti lajmëroi mjeken e familjes, Kamela Musa, për ti ardhur në ndihmë. E moshuara ankohej për dhimbje të barkut dhe kishte të vjella.

Advertisements

Mjekja i vendos një serum dhe i kërkon bashkëshortit ta kontaktojë për cdo shqetësim. Gjendja e saj filloi të rëndohej. Ai sërish kërkoi ndihmën mjekes Musa dhe paralelisht, lajmëroi dhe urgjencën në numrin 127. Kur mbërritën në banesë, 74 vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Mjekja e familjes, e cila u përkujdes për të moshuarën, tha se ajo vuante nga hipertensioni prej 16 vitesh e cila pasqyrohet kartelën mjekësore. Thotë se ishte e rregullt në marrjen e medikamenteve dhe se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër.

“Vuante nga hipertensioni prej 2006, gati 15-16 vite, mjekohej në mënyrë të rregullt dhe ka qenë e stabilizuar nga tensioni. Vinin të dy bashkë me burrin për të marrë terapinë duke mos shfaqur asnjë problem” tha ajo.

Mjekja sqaron se bashkëshorti nuk ka lejuar autopsinë e cila do të zbardhte shkakun e vdekjes. Thotë se i është referuar drejtorisë së spitalit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po pate naj Masarati vazhdo”, Princi lë studion gjatë sherrit me Sarën
Artikulli tjetërZbuloni sa mirë i bëni trupit tuaj konsumimi i ujit të ngrohtë