E mërkura nis me shi dhe vijon e paqëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Për ditën e mërkurë (sot) vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, te cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale me diell kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

Advertisements

Deri në orët e mëngjesit reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, më pas reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente të herëpashershme, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era ka nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek në tokë ndërsa përgjatë vijës bregdetare erë e fortë deri në 20m/sek, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

– zonat malore 3 deri në 13ºC;
– zonat e ulëta 4 deri në 15ºC;
– zonat bregdetare 5 deri në 16ºC.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 14 prill 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 14 prill 2021