E fundit/ Gjendja e rëndë nga Covid në Kosovë, ja çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 269 raste me COVID-19.

Advertisements

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar bet ejën me virusin 9 qytetarë, 2 prej të cilëve në Prishtinë.

Sakaq, lajmi i mirë sipas autoriteteve është që janë shpallur të shëruar 449 qytetarë.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

449 TË SHËRUAR DHE 269 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.262 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 269 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vd ek jes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vd ek jes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 71 vjeç), Prizren 2 raste (81, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Gjakovë 1 rast (58 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Lipjan 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.986 raste nga 530.954 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.162 raste të vd ekj es.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 449 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.528 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.296.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 49 raste, Ferizaj 30 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Gja kovë 13 raste, Prizren 13 raste, Podujevë 12 raste, Klinë 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Pejë 10 raste, Graçanicë 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 7 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë dhe Leposaviq.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ KQZ zyrtarizon listën e kandidatëve fitues, kush do të na përfaqësojë në parlament duke filluar prej Shtatorit 2021
Artikulli tjetërZbardhet blerja e votave/ “Fiks Fare” zbulon si qytetarët paguhen 10 mijë lekë për vota, ndërsa PD shpërndante ushqime