Largimi i Elseid Hysajt nga Napoli këtë verë është bërë një fakt i kryer nga vet agjenti i shkodranit, Mario Xhiufredi, i cili në media ka pohuar se po punon të gjejë destinacionin më të përshtatshëm për mbrojtësin 27 vjeçar.
Advertisements
Në ndjekje të Hysaj janë vendosur shumë ekipe të Serisë A, ndër to Lacio, Roma, por si duket Milani po punon në heshtje që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të krahut.
Sipas ekspertit të merkatos, Alfredo Pedulla, Milani nuk do ta blejë përfundimisht Diogo Dalot nga Mançester Junajtid, pasi çmimi i tij është i lartë, rreth 20 milion euro, dhe për këtë arsye është vënë në ndjekje të Hysajt, i cili do të ishte një goditje për kuqezinjtë, pasi do arrinin të siguronin një lojtar cilësor me parametra zero.
Advertisements
Aktualisht për tu diskutuar është rroga e 27 vjeçarit, i cili pretendon 3 milion euro në sezon ndërsa Milani ka menduar të përfshijë bonuse në marrëveshje që t’i plotësojë dëshirat e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare. Pritet që akordi pritet të arrihet për 2.5 milion euro + bonuset.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!