Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.
Advertisements
Pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al dhe vendimit të gjykatëses Ilirjana Olldashi, avokati Dorian Matlija, me kërkesën e gazetarëve të njohur, Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, e referoi çështjen në mënyrë urgjente në GJEDN.
Në masën e sigurisë thuhet se autoritetet “nuk duhet të sekuestrojnë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve“.
Advertisements
Ndërhyrja e GJEDN është një rast i paprecedent, sepse gjyakta ndërhyn vetëm në rastet më ekstreme.
Kujtojmë se media online Lapsi.al, botoi skandalin me përdorimin e të dhënave të qytetetarëve të Tiranës, nga Partia Socialiste. Databaza përmbante të dhëna sensitive, si numrat personalë të identitetit, adresën e banimit dhe shoqërohej me komente, të cilat linin të kuptohej se ishte ngritur një sistem survejimi në funksion të zgjedhjeve, nëpërmjet “patronazhistëve”.
Gazetarët kishin refuzuar dorëzimin e databazës, për të mbrojtur burimin e tyre, por SPAK urdhëroi sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve kompjuterike të kësaj media.
/TPZ.al/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!