E akuzuan për lidhje me OFL-në, Meta sjell në presidencë pronarin e lokalit që takoi në Lalëz: Ta dëgjojë Evdin Kristaq Rama dhe kolegu juaj që gënjen në pleqëri!

Presidenti i vendit Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, ka sulmuar Edi Ramën, pas aku zave se ai takohet me subjekte të OFL-së. Meta kishte sjellë në presidencë pronarin e lokalit të Gjiri i Lalëzit, që sipas Ramës ishte subjekt i OFL-së, i cili nga ana e tij kishte depozituar padi në SPAK për shpifje.

Advertisements

“Lidhur me tensionimin artificial të situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, gjithë të tjerët janë instrumente të tij. Ecim te videoja e parë, presidenti takon subjekte të OFL-së thonë ata, dhe i vendos presidentit spiun, nuk e di ai që presidenti është poliagjent.

Kolegu juaj Mero Baze turp të ketë që gënjen se është dhe pleqëri, jemi në lokalin e babait të kreut të PS-së në Gjirin e Lalëzit. Kemi shkuar atje për të pirë një kafe, kemi qenë atje sepse atij djalit i kishin thënë se këtë tokën e ka marrë jo Ilir Meta, e kanë hequr djalin që ishte kryetar i organizatës. Zoti Ramazan ka bërë padi në SPAK për këtë çështje pasi ndihet i fyer.

Advertisements

Ky është zoti Ramazan Topuzi, subjekti i OFL-së që thonë këta”, u shpreh Meta i revoltuar.

Meta gjithashtu denoncoi dhe blerjen e votave që sipas tij po bëhen në Shkodër, ndërsa iu kërkoi dhe ndërkombëtarëve që të kenë reagime të shpejta, pas incidenteve që kanë ndodhur në fushatë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlakat nuk paskan ndërmend të ikin, njihuni me parashikimin e motit, ja ç’pritet ne mesdite
Artikulli tjetërE shohim rrallë me ta në publik/ Kjo është familja e aktorit të humorit shqiptar, Behar Merës