Vde.kja e dy të moshuarve pas marrjes së vaksinës kineze Sinovac duket se ka ngjallur frikë te personat mbi 70 vjeç në Shqipëri, të cilët janë ftuar që të vaksinohen nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Advertisements
Në pamjet e mëposhtme, nga qendra e vaksinimit në sheshin “Skënderbej”, karriget duken të zbrazura, dhe të moshuarit që marrin dozën numërohen me gishtat e dorës.
Krejt ndryshe paraqitej situata pak ditë më parë ku kishte një dyndje të të moshuarve, që prisnin në radhë për marrjen e vaksinës.
Advertisements
Sjellim në vëmendje që lajmi për vde.kjen e dy të moshuarve në Shqipëri ngjalli debat, duke zgjuar reagime mbi vaksinat kineze.
Mjeku Erion Dasho iu drejtua me rekomandim Ministrisë së Shëndetësisë që të pezullojë fushatën e imunizimit me CoronaVac, derisa vdekjet të vërtetohen si të palidhura me vaksinën.
Më i ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Rama dhe ministres Manastirliu se kanë fshehur pasaportën dhe protokollin zyrtar botëror lidhur me vaksinën kineze.
Komiteti Teknik i Ekspertëve iu përgjigj akuzave duke u shprehur se deri më tani “nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!