Policia ka mbërritur në vendndodhjen e makiës në bllokuar nga mbështetësit e PD në Maqellarë.
Advertisements
Nga informacionet e para mësohet se brenda në makinë janë gjetur para, tufa me 50 mileksha të cilat dyshohet se po përdoreshin për të blerë vota.
Efektivi i Policisë ka vendosur disa piketa provash, ndërsa personi që filmon gjithçka live dëgjohet teksa u thotë shokëve se kanë gjetur “topa me 50-çe”.
Advertisements
Ndërsa vazhdon filmon, i rrëfen shokut të tij se videon do t’ja çojë drejtpërdrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Topa me 50-çe. Do ia çoj direkt Sali Berishës,”-dëgjohet ai në video. Sipas tij, paratë të gjitha ishin fshehur në kroskot.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!