“Do e pësojnë si ai në Elbasan”/ Xhelal Mziu në ndjekje penale, pendohet dhe kërkon falje (video)

V ra s ja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga një mbështetës i Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturës struktura mbrojtëse e votës, është përdorur si argument fushatë për të fituar votat.

Advertisements

Kandidati i partisë demokratike Xhelal Mziu në qarkun e Dibrës, mësohet se në disa nga takimet e tij e ka përdorur me mburrje këtë akt. Ja çfarë ka deklaruar Xhelal Mziu në Maqellarë aty ku një ditë më parë grupet e mbrojtjes së votës bllokuan një makinë ku thuhej se kishte para për të blerë vota.

Video u shpërnda në mënyrë virale duke u kthyer në një bumerang ndaj vetë PD. Në ditën e fundit të fushatës ishte Partia Demokratike e cila shpërndau një tjetër video ku Xhelal Mziu kërkon ndjesë edhe është duke lexuar një deklaratë të përgatitur më parë.

Advertisements

Ndërkohë ndaj Xhelal Mziut ka nisur hetimi për thirrjet për ar m a to sje ose marrje të padrejtë të komandës. Edhe në Dibër PD ka krijuar një strukturë për mbrojtjen e votës.

Ata ndaluan në Maqellarë një automjet ku thuhej se kishte para për të blerë votat. Por ndryshe nga Elbasani, në Maqellarë nuk janë përdorur ar mët dhe policia nuk është penguar që të kryejë kontrollet sipas ligjit.

Ndërkohë policia lajmëron se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndë shkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryejnë veprime duke cë nuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.“Do e pësojnë si ai në Elbasan”/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“30 vota o daku. A janë 30 vota me 50 mijë lekë a i bi 1 milion e gjysmë?”/ Dalin përgjimet e kandidatit të LSI (video)
Artikulli tjetërCovid-19/ Bie numri i rasteve infektimit në Kosovë, por ka një rritje në atë të vìktìmàve