Dita më e lumtur iu kthye në makth, 21 vjeçarja ndërron jetë në ditën e dasmës

Chloe Askey, 21 vjeç kishte planifikuar që 12 prilli të ishte dita më e bukur e jetës së saj, pasi do të kurorëzohej me partnerin në martesë. Ajo u diagnostikua me kancer në tetor, e gjendja e saj filloi të përkeqësohej shumë shpejt prandaj çifti i ri vendosi që të realizonte sa më shpejt martesën.

Advertisements

Por Chloe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e hënë pas një beteje disa mujore me kancerin. Dita e hënë nga dita e dasmës së saj u bë dita në të cilën 20-vjeçarja ndërroi jetë dhe i la një dhimbje të madhe të dashurit të saj dhe miqve të afërt.

Nëna e të dashurit të Chloe ka thënë se ajo ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe se para 6 javësh kishte bërë një operacion, pas të cilit ishte dobësuar shumë dhe se mjekët e kishin dërguar në shtëpi.

Advertisements

Dy ditë pas ditëlindjes së saj ajo filloi kimioterapinë, e cila ishte me të vërtetë e vështirë për Chloe, por i dashuri i saj Hakeem ishte aty pranë saj për ta ndihmuar atë.Për shkak të gjendjes së vështirë nga Covid, Chloe nuk ishte në gjendje të bënte shumë seanca kimioterapi, ajo u dobësua shumë pas një operacioni që kishte bërë vetëm 6 javë më parë, të Premten na thanë që do të kthehej në shtëpi, por ajo ishte akoma shumë e dobët por askush nga ne kurrë nuk e ka menduar se do të jenë vetëm 3 ditë.

Chloe dhe Hakeem po planifikonin të martoheshin sot, por trupi i dobët i Chloe nuk arriti t’ja dalë.“, ka thënë ajo. 21-vjeçarja ka shërbyer si vullnetare në një qendër kafshësh për 2 vjet. Kolegët dhe miqtë e saj janë zemërthyer nga kjo humbje e madhe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“U thotë shqiptarëve më çoi Zoti për t’u zgjidhur hallet”, Rama ironizon Bashën: Mos punoni, dhëndrri…
Artikulli tjetërItaliania e dashuruar me Shqipërinë/ La vendin e saj për të dashurin dhe nuk u largua më