Diell dhe temperatura deri në 15 gradë Celsius, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Advertisements

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Advertisements

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga -1°C në 08°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimn e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 9 prill 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 09 prill 2021