“Degjenerimi ka kaluar kufijtë”/ Këngëtari i njohur shqiptar revoltohet me “Për’puthen”, ka një kërkesë për kryeministrin

Këngëtari i njohur shqiptar revoltohet me “Për’puthen”, ka një kërkesë për kryeministrin

Advertisements

Disa konkurrentë të “Për’puthen” kanë përdorur famën e tyre nga emisioni për t’u përfshirë në tregun muzikor. Pavarësisht nëse kanë apo jo talent për këndim. Nga fama e emisionit ata arritën të marrin mijëra e miliona klikime në këngët e tyre.

Të fundit që kanë nxjerrë këngë janë Luljeta dhe Ndriçimi nga “Për’puthen +40”. Të dy ata publikuan këngën me titull “S’ta jap”, që nga një pjesë e publikut nuk u prit mirë, përveç mungesës së talentit të tyre, kënga u kritikua edhe për tekstin e saj të dobët e shumë ba nal.

Advertisements

Një pjesë e ndjekësve kanë justifikuar këngën me faktin se Luljeta e Ndriçimi e kanë bërë thjesht për të plotësuar dëshirat e tyre dhe jo për t’u përfshirë në muzikë.

Së fundmi, Elgit Doda ka reaguar i revoltuar për këngën e fundit të dyshes së “Për’puthen +40”. Ai ka postuar një pjesë të këngës në llogarinë e tij private në “Instagram” dhe duke shkruar:

“Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më le nja 2 ditë kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra”.

Ndërsa, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi ditën e djeshme ka publikuar këngën e saj të dytë, teksa ka theksuar se do të merret me muzikë profesionalisht.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI mori jetën këmbësorit në Kamëz, policia arreston 22 vjeçarin
Artikulli tjetërMeteorologu Hakil Osmani parashikon si pritet të jetë koha gjatë fundjavës në gjithë vendin tonë, plot surpriza