Çfarë ndodh me personat që kanë alergji? Aliahmeti: Nëse keni bërë një dozë AstraZeneca…

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për procesin e vaksinës dhe efektin e tyre. Teksa foli për injektimin e vaksinës tek personat me alergji të fshehura, mjeku Alimehmeti tha se kur marrin vaksinën anti-Covid ata qëndrojnë të monitoruar për rreth 30 minuta, pasi edhe për alergjitë ka mjekime.

Advertisements

“Në përgjithësi mendoj se vaksinimi është në rregull. Në momentin e vaksinimit duhet deklaruar nëse është alergjik, por të mos harrojmë sepse ka njerëz me alergji që nuk i dinë. Pas procesit të vaksinimit këta persona qëndrojnë të monitoruar për një periudhë 30 minuta, pra janë të mbuluar nga ky drejtim dhe për alergjitë ne kemi mjekime”, u shpreh mjeku Alimehmeti.

Alimehmeti gjithashtu tha se Gjermania ka rekomanduar që nëse dikush bën një dozë AstraZeneca, të dytën mund ta bëjë edhe Johnson.

Advertisements

“Biologjikisht bën sens të kombinohen vaksina brenda familjes, si ato me vektor adenoviral si AstraZeneca, Johnson, Sputnik…Gjermania ka dhënë një rekomandim që kush ka bërë dozën e parë Astra mund të bëjë një të dytë me Johnson”, tha epidemiologu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇdo gjë paguhet! Ja shumat e majme që marrin konkurrentët dhe produksioni i “Përputhen”
Artikulli tjetërPezullimi i fluturimeve, reagojnë kontrollorët : Jo vetëm për ulja e pagës, arsyeja kryesore është…