Covid në Shqipëri/ MSH: 3 humbje jete dhe 118 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, si paraqitet situata nëpër spitale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Advertisements

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 118 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

Advertisements

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur bet ejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Prill 2021)

Raste të reja ditore 118

Të shëruar në 24 orë 719

Të shtruar në spitale 129

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2079

Testime totale 632,901

Raste pozitive 130,977

Raste të shëruara 108,606

Raste Aktive 19,982

Humbje jete 2,389

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16089

Fier 1465

Durrës 355

Shkodër 557

Korçë 409

Gjirokastër 313

Vlorë 255

Elbasan 141

Kukës 130

Dibër 103

Berat 99

Lezhë 66

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ ‘Benzi’ përplas motorrin në Laç-Patok, 21 vjeçari me urgjencë në spital
Artikulli tjetërMerret vendimi për shkollat, Ministria e Arsimit pranon propozimin e Komitetit të Ekspertëve