Cilët janë qarqet ku kanë mbetur qendra votimi pa u numëruar

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit.

Advertisements

Në qarkun e Tiranës, procesi i numërimit të votave është ndërprerë në të gjitha KZAZ-të dhe pritet të rinisë në orën 08:00.

Ky proces është ndërprerë gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve.

Advertisements

Ndërkohë pritet të mbyllet edhe numërimi në qarkun e Beratit dhe mësohet se kanë mbetur për t’u numëruar edhe 11 qendra votimi.

Edhe qarku Shkodër është drejt fundit, pasi pritet të numërohen edhe 18 qendra votimi.

Në këtë qark nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të mandateve dhe sipas rezultateve të deritanishme, PD merr 5 mandate, 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.

Në Krujë janë numëruar 38 kuti votimi nga 92 në total dhe procesi po vijon normalisht.

Procesi është drejt përfundimit edhe në qarkun e Elbasanit, pasi edhe 8 kutitë e fundit për t’u numëruar në këtë qark.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrohorima e duartrokitje në qendrën e votimit, Partia Socialiste fiton edhe në Astir (video)
Artikulli tjetërLajm i fundit! Ja rezultati deri tani dhe si bëhet shpërndarja e mandateve sipas partive politike