Zbulohet mozaiku për nder të shqiptarëve, të cilët u dëbuan nga Kosova në vitin 1999

KOSOVË- Mozaiku për nder të qytetarëve të larguar nga Kosova në vitin 1999 është përuruar në Bllacë. Gjatë ceremonisë së përurimit të mozaikut morën pjesë rreth 50 persona për shkak të pandemisë.

Advertisements

“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh përfaqësuesi i fushatës së refugjatëve, Jahja Luka.

Në qendër të mozaikut është gruaja Sherife Ljuta, e cila duket se po i jep gji foshnjes së saj. Në ceremoninë e përurimit ajo tha se atë ditë i kujtohet shumë mirë se çfarë ndodhte atë ditë.

Advertisements

“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh ajo.

Në vitin 1999 rreth 850 mijë shqiptarë nga Kosova u larguan nga vendi i tyre dhe u detyruan të brak tisnin shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMos u dashuroni kurrë me këto shenja horoskopi
Artikulli tjetërTë maskuar dhe me motorr, këta janë autorët që i morën jetën gazetarit grek në pragun e shtëpisë (foto)