Brohorima e duartrokitje në qendrën e votimit, Partia Socialiste fiton edhe në Astir (video)

“Bravo!” “Bravo!” “Bravo!”

Advertisements

Kështu dëgjohet të brohorasin në kor vëzhgues, numërues, kandidatë për deputetë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste në Astir, pas leximit të votave në këtë zonë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, të gjithë janë të kënaqur me fitoren që kanë arritur. Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për banorët e pallateve në të gjithë zonën e Unazës, përkrah dy anëve të rrugës kryesore, të cilët kanë votuar në masë socialistët.

Advertisements

Ndërkohë, banorët e shtëpive informale të cilat u prishën për tí hapur rrugë projektit të ndërtimit të Unazës së madhe, kanë votuar PD. Ai projekt aq i bllokuar nga Partia Demokratike dhe banorët që iu prishën shtëpitë, duket se mezi është pritur nga banorët e tjerë.

Punën e institucioneve lokale dhe qëndrore për një nga nyjat më të rëndësishme të qarkullimit në Tiranë, e që i jep një zhvillim krejt tjetër gjithë zonës, banorët e Astirit e kanë vlerësuar duke votuar socialistët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPartia Socialiste kryeson zgjedhjet, Edi Rama reagon për herë të parë
Artikulli tjetërCilët janë qarqet ku kanë mbetur qendra votimi pa u numëruar