Boris Johnson nuk do marrë pjesë në varrimin e princit Filip, për shkak të…

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut. Funerali i Princit Filip do të mbahet të shtunën e ardhshme, 17 prill dhe do të jetë një ceremoni mbretërore.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se Johnson nuk do të jetë në varrim, për shkak të masave ndaj koronavirusit. Në varrim pritet që të marrin pjesë rreth 30 persona, që janë rrethi më i ngushtë i princit.

Princi Filip, njëherësh Duka i Edinburgut, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare. Ai ishte martuar me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGetoar Selimi ndan momente nga jeta e re si ortak në biznes me Marina Vjollcën, dyshimet e komentuesve se ajo një ditë do t’i ikë
Artikulli tjetërEmocionet para Eurovizionit, Anxhela Peristeri zbulon detajet: Nuk dalim në skenë nëse…