Bllokuan Rrugën e Kombit në protestën kundër ndërtimit të HEC-it në Mirditë, procedohen penalisht 33 persona

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë ditën e sotme kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike uji në atë zonë, duke u përplasur edhe me policinë.

Advertisements

Atyre iu bashkuan edhe disa deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovës, të cilët bllokuan Rrugën e Kombit.

Policia shoqëroi disa prej tyre dhe me anë të një njoftimi bën me dije se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 33 persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk i’u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë 33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33 shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.
Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit ” dhe ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik “.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKa lënë pas SHBA-në, ky është vendi më ‘i shpejtë’ në botë, vaksinon 100 milionë njerëz në 85 ditë
Artikulli tjetërPandemia godet Moskën/ Mbyllet ‘perandoria’ ushqimore pas 120 vitesh