Blerje votash nga LSI në Pukë? Policia arreston sekserin ndërsa drejtuesi partisë është nën hetim (emrat)

Një person është arrestuar dhe drejtuesi lokal i LSI në Pukë është nën hetim me akuzën për blerje të votave.

Advertisements

I arrestuari është Vasil Shabani, 45 vjeç të cilin policia e cilëson sekser dhe që ju gjet një listë me të dhënat e 27 qytetarëve dhe dy fleta të ngjashme me fletën e votimit si dhe 528 mijë lekë të reja.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë Demir Syla 25 vjeç, nga Puka, drejtues i LSI në Pukë. Ndërkohë për këtë ngjarje reagoi dega lokale e LSI në Pukë që e quan policinë si të politizuar nga rilindja.

Advertisements

Sipas LSI aktivistët po tregonin mënyrën e votimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShifra shqetësuese në Kosovë/ Qindra raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre dhe një 48-vjeçar
Artikulli tjetërA do të rikthehet Atdheu në “Përputhen”? Zbulohet e vërteta (foto)