“Biletat i keni nga unë”, Stresi publikon videon nga avioni: Do ta ulim në Kukës më 18 Prill

Ministrja e Transporteve Belinda Balluku pak ditë më parë deklaroi se me datë 18 Prill do të inaugurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe do të kryhet fluturimi i parë.

Advertisements

Së fundmi reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka publikuar një video brenda një avioni ku shkruan se këtë aeroplan do ta ulë në aeroportin e Kukësit më datë 18 Prill.

“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi.

Advertisements

Ndërkohë ministrja Balluku ka publikuar disa foto të aeroportit të Kukësit ku po kryhen punimet e fundit.

“Përgatitjet e fundit në aeroportin e Kukësit, ku pak ditë na ndajnë nga fillimi i operimeve. Mbajmë premtimin për t’i dhënë Kukësit një vepër gjigande dhe Shqipërisë aeroportin e dytë ndërkombëtar”, ka shkruar Balluku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jo kaq photoshop se të kemi në pallat, të shohim çdo ditë”, ndjekëset e Teas tallen keq me të në rrjetet sociale
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh? Antonela dhe Fationi kapen ‘mat’ (foto)