Baton Haxhiu i “lëshon pëllumbat”: Kush është ky Di Caprio që na flet për Vjosën?!

Ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Vjosa është kthyer në një debat të “nxehtë” në vend, ndërsa reagime ka patur edhe nga figura të njohura të kinematografisë botërore, siç është aktori i njohur Leonardo Di Caprio, i cili vazhdimisht ka apeluar që të mos shkatërrohet shtrati i lumit Vjosa.

Advertisements

Por ndryshe mendon analisti Baton Haxhiu, i cili shprehet se Shqipëria nuk ka pse t’i dëgjojë thirrjet e të huajve që i kërkojnë qeverisë të shpallë Vjosën si “Park Kombëtar”. Sipas tij, të gjitha vendet e Evropës nuk kanë respektuar këto rregulla që po i kërkohen sot Shqipërisë.

“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët që e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesë më të rëndësishme të saj. Kush është Leonardo Di Caprio?. Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet Parqe Kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, u shpreh Haxhiu.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFoto të ‘nxehta’ nga Dubai, Kidën nuk e kishim parë kurrë kaq sek*i
Artikulli tjetërEnca në krah të legjendës së UFC-së në plazhet e Dubait