Basha flet pas mbylljes së votimit: Fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

Advertisements

Teksa mbështetësit e prisnin me breshërima “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja ishte e qartë për popullin shqiptar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, për Aleancën për Ndryshim.

Advertisements

Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim se numëruesit do ta mbyllin me sukses këtë proces. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLeku letër, sa është vlera marramendëse e makinave të Noizy-t
Artikulli tjetërDeklarata e parë e Ramës pas mbylljes së votimit, reagon Meta: Askush mos guxojë…