Arsimi zbulon arsyen e ndarjes nga Ana: Ajo donte vetëm…

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Advertisements

Ndërkohë ditën e sotme vetë protagonisti i kësaj ngjarje, Arsimi, ka rrëfyer se si qëndron e vërteta për lidhjen dhe ndarjen e tij të beftë nga Ana. Përmes një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Arsimi tha se ka pasur një pëlqim shumë të fortë për Anën dhe se madje kanë shkëmbyer unaza me njëri-tjetrin.

Sa i përket arsyes së ndarjes, ai tregoi se Ana donte vëmendje gjatë gjithë kohës dhe se kjo gjë ishte bërë e bezdisshme për të.

Advertisements

“Ka qenë një pëlqim, tani nuk jemi më bashkë. Kemi qenë një pjesë të shkurtër bashkë. Mbaroi shumë shpejt. Ajo si tip tha se jam shumë i ftohtë dhe nuk i jap vëmendje edhe u largua. I kam dhuruar një unazë, dhuratë për qejf.

Dhe unë e kam një dhuratë prej saj. Nuk beson më. Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të kishin ndodhur. Unë jam këtu me punë, kam djalin, kam halle. Dhe ajo duhet ta ndryshojë emrin, nuk duhet ta ketë Diana, por Vëmendje. Ajo vetëm vëmendjen donte, të rrinte me celular 24/7”, tha Arsimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Je shumë rebel”/ Antonela surprizohet në takimin me Atdheun: Nuk ta kam besën
Artikulli tjetërBefason Atdheu në takimin Antonelën: Kam nevojë për nuse