BOLIVI-Armando Sadiku nuk po kalon një moment të mirë te skuadra e Bolivar. Sulmuesi ka humbur formën e mirë, ndërsa nuk ka shënuar edne një gol në ndeshje zyrtare. Në takimin ndaj Wilsterman, e vlefshme për Kupën e Amerikës së Jugut, sulmuesi e nisi takimin nga minuta e parë, por që zhgënjeu me paraqitjen e tij.
Advertisements
Në minutën e 4 do të fitohej penallti nga Bolivari dhe trajneri për të rikthyer gjendjen e duhur psikologjike te sulmuesi i ka lënë ekzekutimin e 11-metërshit.Por edhe nga pika e bardhë e penalltisë Sadiku nuk arriti që të realizonte.
Me pasigurinë e madhe që kishte në vete sulmuesi zgjodhi që ta godas topin në mesin e portës, me portierin që lexoi gjithçka. Takimi përfundoi me shifrat 0-0, me skuadrën e Bolivar që nuk arriti dot të merrte kryesimin e grupit C.
Advertisements
Armando Sadiku…. 😐😐#ConmebolSudamericana pic.twitter.com/BeaYuCpYND
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 29, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!