Albin Kurti reagon për herë të parë për zgjedhjet në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Advertisements

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, kryeministri i Kosovës shkruan: “Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.

Advertisements

Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.

Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU bë e famshme nga memet, vajza shet foton origjinale për shumën marramendëse
Artikulli tjetërPse asnjë njeri në botë nuk ka sy të zinj? Zbuloni arsyen