Aeroportin e bllokuan për arsye të uljes së pagës, zbulohen rrogat që marrin kontrollorët e AlbControl (foto)

Situata e paprecedentë me kontrollorët e kompanisë AlbControl, të cilët për më shumë se 24 orë bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit pasi ishin të stresuar për uljen e pagës, ngjalli reagime të shumta në opinionin publik.

Advertisements

Për shkak të pandemisë, AlbControl vendosi që pagat e kontrollorëve të uleshin, pasi edhe numri i fluturimeve ishte shumë më i vogël, pasi kufijtë ishin të mbyllur.

Kontrollorët u ankuan për uljen e pagave, por nëse i hedhin një sy listës që tregon se sa paguhen, do të vëmë re se paga e tyre para pandemisë ka qenë nga 3.5 milion deri në 4.2 milionë lekë të vjetra.

Advertisements

Duke filluar nga janari, paga e këtyre kontrollorëve varionte nga 1.9 milion deri në 2.1 milionë lekë të vjetra. Kontrollorët u ankuan se janë të stresuar për uljen e rrogës, por edhe pas pandemisë, paga e tyre vazhdon të jetë shumë e lartë, edhe pse e justifikuar për shkak të përgjegjësisë së madhe që këta persona kanë gjatë punës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE shtuna do të jetë një ditë e lumtur/ Zbuloni horoskopin për ditën e nesërme, 10 prill 2021
Artikulli tjetërPas Mevlanit dhe Ledjanës, ky është çifti më i ri në “Përputhen”