Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është pyetur ditën e sotme nga gazetarët, nëse karantina 2 javore për emigrantët që u vendos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është bërë që të ndalohet votimi i emigrantëve.
Advertisements
Celibashi tha se i është ndaluar që të flasë për këtë çështje, por që çdo qytetar mund ta vlerësojë vetë se përse është marrë një vendim i tillë.
Sipas tij, çështjet e shëndetit të qytetarëve janë në dorë të institucioneve të tjera.
Advertisements
“Duhet ta kuptoni që nuk kam asnjë lloj tagri për ta komentuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve pasi është një çështje që lidhet me shëndetin e qytetarëve.
Çështjet e shëndetit të qytetarëve në raport me pandeminë janë atribut i institucioneve të tjera.
Si komisioner e kam të ndaluar ta komentojë këtë vendim, çdo qytetarë mund të vlerësojë vetë për se është marrë një vendim i tillë.
Për sa i përket procesit të votimit mund të them se ata të qendrës së vlerësimit nuk janë mjekë për të vlerësuar kush duhet të votojë e kush jo”,- tha Celibashi.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!