A rrezikohen zgjedhjet e 25 prillit dhe kur një fletë votimi konsiderohet e pavlefshme? Ilirjan Celibashi bën publike informacionet e rëndësishme

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një intervistë të dhënë sot për emisionin “Breaking”, sqaroi se kur konsiderohet një fletë votime e pavlefshme dhe shpjegoi se vonimi i miratimit të fletës së votimit nuk do të sjellë probleme me kompaninë sllovene që do i prodhojë ato.

Advertisements

Intervista në Breaking.

Celibashi: Çdo gjë është gati për këto zgjedhje, kemi dhe versionin final të fletës mbi të cilët do zgjedhin qytetarët me siguri që nëpërmjet fushatës edukuese nuk do mungojë qartësia lidhur mbi atë se si do plotësohet kjo fletë.

Advertisements

Rrezikohen zgjedhjet, a mund të prodhohen fletët e votimit këtu?

Celibashi: Mendoj pas vendimit të djeshëm, që nuk do jetë ajo që u tha fillimisht, po do jetë me numra, procesin e përgatitjes e kemi shumë të thjeshtë në kuptim të dimensioneve të fletëve që i krijon mundësi kompanisë ta bëjë procesin e kohën e duhur.

Si janë pritshmëritë për identifikimin elektronik?

Celibashi: Prej më shumë se një muaji kemi bërë testime të vazhdueshme dhe me siguri them që çfarë është vërejtur nuk kemi asnjë problem dhe për sa i përket identifikimit elektronik do funksionojë plotësisht duke ofruar garancitë. Prej dy tre ditësh testojmë edhe votimin elektronik kemi vërejtur që ky sistem është shumë i përdorur, do vazhdojmë edhe deri në fundjavë që ta lëmë në dispozicion të kësaj njësie që zgjedhësit të familjarizohen me të që në votim të mos kemi problem.

Si do cilësohet një fletë e pavlefshme?

Zgjedhësi ka mundësi të votoj partinë dhe koalicionin por po ashtu dhe kandidatin, ose mund të zgjedhe vetem partinë dhe koaliconin pa kandidat, edhe nese zgjedh vetëm një kandidat është e vlefshme.

Nëse zgjedh një parti apo koalicion dhe zgjedh kandidatin e partisë tjetër kjo është e pavlefshme.

Pra fletë që nuk numërohet është kur zgjidhet një tjetër parti dhe një kandidat nga partia që se ke zgjedhur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë nder të heroit Arjan Sala, hapet një pus uji në Indonezi
Artikulli tjetërSherri me Arjan Konomin/ Kristiani nxjerr zbuluar opinionistin