Dr. Lida Shosha është një ndër intelektualët e vendit që ka shprehur revoltë dhe indinjatë për ndëshkimin prej 110 milionë eurosh që ka marrë Shqipëria, pasi kryeministri i vendit humbi gjyqin me biznesmenin italian Beccheti për mbylljen e televizionit “Agon”. Në një shënim, znj.Shosha gjykon:
Advertisements
“Këtë gjyq nuk e nisi Shqipëria, as shqiptarët, por Kryeministri arrogant, i papërgjegjshëm, delirant. Përse duhet të penalizohen shqiptarët?! Përse duhet të paguajmë një faturë maramendëse, kur ato lekë mund të investoheshin në shkolla, kopshte, spitale, azile, shtëpi femijësh, rrugë, ujë, infrastrukturë, transport, edukim, etj. apo për bukë e çati për qindra familje të uritura, që jetojnë mes skamjes migjeniane…. në çdo cep të ketij vendi?!
Këtë faturë duhet ta paguajë ai që e nisi, stisi dhe bitisi këtë çorbë, që iu përp las fytyrës si feçe diareike, se bota nuk të lë të shkelësh e shkatërrosh tjetrin, sepse je sovrani e bën ç’të dojë palla me vatanë…
Advertisements
Janë me mijëra njerëzit e këtij vendi, që punojnë ndershëm, paguajnë detyrime tatime, sigurime, taksa, ç’t’i dojë qejfi qeveritarëve, që i rrisin jo me 1%, por 100% e s’pyesin kërrkënd.
Paguajmë, madje para se të bëjmë bilancet e tjera, se shteti ka përparësi, të këput gjobë e madje të rras edhe në qe li për një faturë elektriku…
T’i gjejë ku të dojë, të shesë shtëpi , prona, pasuri dhe veten po mundi. Boll e mbytët, e shqepët, e rropët këtë milet, boll më!” përfundon me revoltë dr. Shosha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!