Zjarri në Berat/ Pas të atit, gjendet i pajetë nën rrënoja edhe djali 36-vjeçar(Foto)

Është gjetur i pajetë nën rrënojat e banesës së djegur në Berat, 36-vjeçari Mateo Vangjeli.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka lene pa fjale qytetin e Beratit në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Si pasojë e një zjarri që ka përfshirë tre banesa në rrugën “Dardha”, kanë humbur jetën babë e bir, Jani dhe Mateo Vangjeli, përkatësisht, 61 dhe 36 vjeç.

Advertisements

Dyshohet se ka humbur jeten edhe një shok i Mateos, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Të afërm janë shprehur se 61-vjeçari, Jani Vangjeli, ishte i paralizuar, ndërsa dyshohet se zjarri ka shkaktuar rënien e çatisë, e cila mund t’i ketë zënë brenda.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të jenë bërë pajisjet ngrohëse që babë e bir mbanin në banesën e tyre.

Policia dhe ekspertët e zjarrfikëses po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTha se është arsimtar dhe ka jetuar jashtë, zbulohet e shkuara e errët e 43-vjeçarit qe hyri në Përputhen
Artikulli tjetërKëto shenja të horoskopit duken të mira, por e vërteta është ndryshe për to