Bilanci ditor i Covid-19 në Shqipëri, 21 persona humbin jetën dhe qindra raste të reja

21 humbje jete janë regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkohë, 777 janë rastet e reja me Covid-19.

Advertisements

Të shëruarit janë 742.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe,

8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati,

1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Mars 2021)

Raste të reja ditore 777

Të shëruar në 24 orë 742

Të shtruar në spitale 639

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3308

Testime totale 485,764

Raste pozitive 112,078

Raste të shëruara 74,352

Raste Aktive 35,808

Humbje jete 1,918

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23411

Fier 2565

Vlorë 1757

Durrës 1653

Shkodër 1372

Gjirokastër 1198

Korçë 922

Elbasan 800

Lezhë 771

Berat 663

Dibër 362

Kukës 334.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nxehet” situata në Përputhen, Atdheu i jep fund njohjes me Sarën pas puthjes së saj me Rinianin dhe mesazhit “provokues”
Artikulli tjetërSpitali i Fierit/ Përfundon puna në pjesën më të madhe të godinave